Hamza takoi ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler
BKT
Ekonomi

Hamza takoi ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler

RTKlive

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të Qeverisë së Austrisë dhe Qeverisë së Kosovës për  Marrëveshjet të cilat tani më janë ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për pesë komuna të Kosovës që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të këtyre komunave si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në financimin e themelimit të qendrave të testimit elektr

Me këtë rast, Ministri Hamza theksoi përkushtimin e tij për mbështetjen e këtij sektori, me qëllim të avancimit të arsimit para universitar në Kosovë, ku sipas tij përfituesit më të mëdhenj do të jenë të rinjtë e Kosovës, të cilët janë potenciali më i madh në vend. Ai gjithashtu theksoi se Kosova është e gatshme që të krijojë kushte për të arritur marrëveshje me partnerët strategjikë, siç është Austria për avancimin e arsimit në Kosovë, si një ndër fushat më me prioritetet të Qeverisë.

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler e falenderoi Ministrin Hamza për bashkëpunimin dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës, veçanërisht gjetjen e mundësive të përkrahjes së projekteve të tilla të cilat ndikojnë  në avancimin e të rinjve, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.


MË SHUME NGA Ekonomi