10:59 / 19.04.2019
Aksionet europiane shënojnë rritje
RTKlive
Disa prej aksioneve europiane shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa disa të tjera ranë.
Kështu, indeksi i aksioneve S&P 500 u rrit me 0.16 për qind, duke shkuar në 2,905.03 pikë.
Indeksi i aksioneve FTSE 100 ra me 0.15 për qind, duke shkuar në 7,459.88 pikë.
Indeksi i aksioneve FTSE 250 u rrit me 0.1 për qind dhe shkoi në 19,835.93 pikë.
Indeksi i aksioneve gjermane, GDAX, u rrit me 0.57 për qind, duke shkuar në 12,222.39 pikë.
Indeksi i aksioneve franceze CAC 40 u rrit me 0.31 për qind, duke shkuar në 5,580.38 pikë.
Indeksi i aksioneve Stoxx 50 ishte në nivele të qëndureshme në krahasim me një ditë më parë, në 3,169.95 pikë.























