VIDEO-Rritet numri i kosovarëve që shkojnë për pushime në Ulqin
RTKlive
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq me zyrtarë e afaristë nga kjo komunë, sot në Prishtinë, prezanton ofertën turistike për këtë sezon për pushuesit nga Kosova. Në këtë tryezë, marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ata të agjensioneve turistike.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha se Ulqini është një destinacion që është lënë pak anash nga institucionet. “Do të ketë investim dhe zgjerim të rrugës, deri më 1 qershor do të jetë i kryer aksi rrugor me Shqipërinë, ku kalojnë kosovarët”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij Ulqini edhe këtë vit pret që kosovarët të vijnë edhe më shumë.
Kurse Fatmir Gjeka , drejtor i organizatës turistike të Ulqinit, tha se do të ketë shumë aktivitete të ndryshme.
“Numri i kosovarëve që dëshirojnë të vizitojnë Ulqinin është në rritje”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























