‘Trepça” i ka borxh KPMM-së 12 milionë euro
RTKlive
KPMM ka në misionin e tij të lëshojë dhe të administrojë të gjitha lejet dhe licencat për shfrytëzimin minerar, të kryej mbikëqyrjen teknike të instalimeve minerare dhe të impianteve, si dhe të përpilojë rregulloret ligjore, të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës.
Me qëllim që të këshillojë investitorët, KPMM bën vlerësimet e burimeve gjeologjike, këshillon investitorët për zonat potenciale të interesit dhe ofron informata për shërbime të orientuara për ndonjë çështje që ka lidhje me interes në botën e shfrytëzimit minerar.
Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Ramiz Krasniqi bëri me dije se kanë dhënë disa leje të cilat kanë të bëjnë me miniera dhe minerale.
Për pasuritë nëntokësore, Krasniqi tha se Kosova ka shumë pasuri nëntokësore. “Kosova është vend i vogël, por për rezervat e resurseve minerare janë të mëdha”, tha ai sot në emisionin ‘Ekonomiks”, në RTK3.
Sipas tij ndërmarrjet që marrin licenca në KPMM paguajnë renta që shkojnë në përqindje deri në 4.% të fitimit.
Ai bëri me dije se dy ndërmarrje që nxjerrin më shumë pasuri nëntokësore në Kosovë janë KEK dhe Ferronikeli.
Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ramiz Krasniqi, tha se me ndryshimin e statutit të ‘Trepçës’, asaj do t'i jepet licencë afatgjate.
‘Trepça”, i ka borxh KPMM-së 12 milionë euro borxh, kur ajo të punojë me një stabilitet ekonomik, ata borxhe do të duhet të paguhen ndaj KPMM-së”, tha ai.
Sipas tij janë 766 ndërmarrje që kanë punë me KPMM-në.























