Haziri dhe ambasadori i Turqisë bisedojnë për bashkëpunimin ekonomik
BKT
Ekonomi

Haziri dhe ambasadori i Turqisë bisedojnë për bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovës, Çagrı Sakar, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk për Gjilanin.

“Qyteti ynë ka 20 vite që ka bashkëpunim me ambasadën turke. Prezenca ushtarake, diplomatike dhe me ndihma të qeverisë turke është tash e dy dekada. Ne jemi përfitues të disa programeve nga qeveria e Turqisë, duke përfshirë këtu edhe çerdhen e re “Ardhmëria 1” e cila pritet të bëhet shumë shpejtë dhe TIKA është bartëse e projektit”, tha Haziri.

“Ne e vlerësojmë lartë edhe partneritetin me Bursan, ku shtatë shkolla tona janë binjakëzuar me shtatë shkolla atje. Theks i veçantë që u vendos është bashkëpunimi ekonomik, inkurajimi i bizneseve dhe ndërmarrësve që të bashkëpunojnë dhe të ndërtojmë ambient të përbashkët për zhvillim ekonomik. Ky është prioriteti ynë”, ka përfunduar Haziri. 


MË SHUME NGA Ekonomi