Ismaili: Mjekët holandezë në Kosovë për të ndihmuar fëmijët me kancer
BKT
Shëndetësi

Ismaili: Mjekët holandezë në Kosovë për të ndihmuar fëmijët me kancer

Me 29 dhe 30 prill, në Kosovë do të vijnë 5 mjekë nga Qendra më e madhe në Evropë për trajtimin e fëmijëve me kancer, “Princes Maxima”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili. Ministri Ismaili ka njoftuar se kjo po ndodhë në kuadër të marrëveshjes që kanë nënshkruar vitin e kaluar me këtë qendër në Holandë.

Qëllimi i partneritetit në mes dy qendrave spitalore, është që të optimiziojnë kujdesin mjekësor për fëmijët me kancer në QKUK, me qëllim të ngritjes së normës së mbijetesës për ta. “Vitin e kaluar në Holandë nënshkruam një marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi me qendrën më të madhe në Evropë për trajtimin e fëmijëve me kancer “Princes Maxima”.

Tani, me 29 dhe 30 prill, mjekët dhe ekspertët e kësaj qendre do të vijnë në Kosovë për të nisur trajnimet për stafin tonë mjekësor dhe zhvillimin e programeve të diagnostifikimit bazuar në praktikat më të mira në Evropë.

Përmes diagnostifikimit dhe trajtimit më të mirë të kohës ne do të rrisim cilësinë e shërbimit dhe shkallën e shërimit të fëmijëve nga kjo sëmundje”, ka shkruar ministri Ismaili.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi