​Ish-kryeministri Persson merr postin e shefit të Swedbank
BKT
Ekonomi

​Ish-kryeministri Persson merr postin e shefit të Swedbank

Ish-kryeministri suedez, Goran Persson mori postin e presidentit të bankës suedeze, Swedbank, që para pak kohësh u bë kryelajm në gazetat më të mëdha të botës për dyshime për pastrim parash në përmasa të mëdha.

Persson ka qenë kryeministër i Suedisë gjatë viteve 1996-2006 dhe ministër i Financave gjatë viteve 1994-96.

“Ai ka një përvojë që të bën përshtypje në fushën e biznesit financiar”, deklaroi shefi i komitetit nominues të bankës, Lennart Haglund.

Swedbank dyshohet për pastrim parash lidhur me transaksionet në shtetet balltike.


MË SHUME NGA Ekonomi