Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2019 do të jetë 4.2 %
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Kosova në këto vite ka treguar se ka stabilitet financiar dhe kjo i atribuohet zhvillimit në përgjithësi të ekonomisë së Kosovës.
“Kosova sa i përket sektorit financiar, ka shënuar rritje vjetore prej 7 % në baza vjetore, vlera e aseteve e sektori financiar në vend është mbi 6 miliardë euro, apo me rritje vjetor pre 7 %, nëse e shohim sektorin bankar si komponentë kryesore, si pjesë e sistemit financiar ka zhvillimeve pozitive në të gjitha aspektet. Ka rritje të kreditimit, rritje të depozitave, në anën tjetër ka ulje të kredive jo performuese. Kreditë kanë arritur në 2.77 miliardë euro apo me rritje vjetore për 11.4 %. Kreditë u dedikohen për 70% bizneseve, kjo tregon rolin që është duke dhënë sektori bankar në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).
Kreditë jo performuese në Kosovës, janë 2.5 %”
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha rritja ekonomike në vitin 108 ishte 4 %, ndërsa BQK-ja ka parashikuar se do të jetë 4. 2 %. “Financues kryesor të rritjes ekonomike të Kosovës, edhe për këtë vit do të jenë: Rritja e kreditimit, rritja e shpenzimeve publike dhe remitencat”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3). Sipas tij kreditë e këqija në Kosovë janë më të ulëta në Kosovë, dhe kjo mund të jetë edhe më e mirë jo vetëm në rajon, por edhe me disa vende të Bashkimit Evropian. “Ka një vetëdijesim tek qytetarët, por edhe menaxhimi nga bankat dhe të përmbaruesve privat. Kreditë jo performuese tani në Kosovë, janë 2.5 %”, tha ai.
Kosovarëve u flenë paratë në banka, mbi 3.6 miliardë kanë të depozituara
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha qytetarët e Kosovës, janë kursimtar dhe shifrat tregojë se janë mbi tre miliardë euro që janë sot në bankat e Kosovës.
“Depozitat janë faktorë kryesor stabilitet bankar, vlera e depozitave ka arritur në 3.67 miliardë euro që është një rritje vjetore prej 8.2 % dhe kjo ka bërë që bankat të zgjerojnë aktivitetin”, tha ai. Sipas tij bankat kanë kapital për të rritur kreditimin në Kosovë. ‘Ne kemi bërë planin se ku do të jenë bankat për të ardhmen.
BQK-ja i revokoi licensën ‘Insigut’ për shkak të problemeve financiare
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, në këtë intervistë ka folur edhe për revokimin e licensës së Kompanisë së Sigurimeve “Insig”, të cilës ditë më parë BQK i revokoi licensën për arsyeje të mos përmbushjes së obligimeve ligjore që janë ndaj BQK-së. “Kjo marrje e licencës ka ardhur për shkak se kjo kompani, nga viti 2013 ka pasur vështirësi financiare në përmbushje të kërkesave ligjore dhe shtimit të kapitalit, më saktë nuk ka pasur aftësi paguese dhe si rezultat i saj bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i ka revokuar licensën kompanisë në fjalë dhe stopimit të ndikimit që mund të kishte në tregun e sigurimeve në Kosovë”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3). Sipas tij likuidatori do i shqyrtojë kërkesat e polismbajtësit. “Nuk ka arsyeje të ketë frikë, të gjithëve do të u kompensohen dëmet që janë ndaj debitorëve”, tha ai. Mehmeti ka tha se pasur mungesë të kapitalit.
Rriten asetet e kompanive të sigurimeve
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se ka rritje të aseteve të kapitalit. “Ka rritje prej 8 % të tregut të kapitalit, të gjitha ato institucioneve të tjera, duhet të shikojnë si veprojnë se do të ndërmarrim masa të tjera. Ne tani kemi një kompani që është nën administrim”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3). Sipas të parit të BQK-së, tani janë 11 kompani të sigurimeve, ishin 12 por pasi që u revokuar ‘Insigut’, mbetën 11. ‘Tregu i sigurimeve është prej 89 milionë euro, ka treg për këto kompani., kemi rritje prej 4 deri ne 5 % të sigurimeve, tani kemi sigurimeve të detyrueshme. Sot kemi rritje të sigurimeve vullnetare. Është mirë që po rritet tregu dhe besimi ndaj sigurimeve”, tha ai. Për pagesat e dëmeve, ai tha se ka rritje të pagesës së kompanive ndaj dëmeve. “Kontrolli ynë ka ndikuar që të rritet puna e tyre dhe pagesat ndaj dëmeve”, tha ai.
Mërgimtarët dërguan në Kosovë 800 milionë euro
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës vazhdojnë të dërgojnë para në Kosovë dhe se ata janë një ndër tri shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës. “Në vitin 2018, mërgimtarët dërguan në Kosovë 800 milionë euro dhe kjo është një rritje vjetore prej 5.5 %. Edhe 1 miliard euro janë shpenzime të udhëtimeve që ne besojmë se janë banorët jo rezident të Kosovës, e në këtë rast mërgimtarët, shuma shkon 1.8 miliardë euro për një vit”, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3). Sipas tij do të ishte mirë që remitencat do të investoheshin në zhvillim ekonomik të Kosovës dhe jo vetëm për konsum që sot po shpenzohen në Kosovë.
Mehmeti: Normat e kredive deri në 6 %
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, vlerësoi se ka rënie të normave efektive të interesit nga banka. “Jemi njëjtë me regjionin për normën efektive të interesit në kredi. Pra norma efektive mesatare e interesit në kredi është 6 %”, tha ai. Për shërbimet që qytetarët po paguajnë ndaj bankave, Mehmeti tha se bankat janë të obliguar që ata t’i shpalosin të gjitha para qytetarëve. “Bankat i caktojnë në bazë të politikës së tyre. Çështja e tarifës është përfshirë edhe në ligjin e ri, në mënyrë specifike i kemi adresuar në ligj, ne e kemi lënë më mundësinë me akt nën ligjor të rregullojmë në bazë të praktikës ndërkombëtare’, tha ai në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3).























