Hapet panairi për promovimin e Asparagut
BKT
Ekonomi

Hapet panairi për promovimin e Asparagut

RTKlive

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviç, do të marrë pjesë në panairin “Ditët e Promovimit të Asparagut”, i cili organizohet nga MBPZHR-ja dhe programi i USAID-it “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO).

Përveç ministres Ziviç, pjesëmarrës në këtë ngjarje promovuese do të jetë edhe Brian Martalus, Drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID.

Promovimi i asparagut do të mbahet nga data 2 maj deri më 4 maj dhe me këtë rast fermerët nga qendrat grumbulluese të asparagut do të prezantojnë produktet e tyre në këtë ngjarje promovuese. 


MË SHUME NGA Ekonomi