Haskuka dhe Gacaferri në forumin botërorë të turizmit
Një ekip kosovar është duke marrë pjesë në Forumin Botërorë të Turizmit në Lucern të Zvicres, nga e enjtja deri te shtunën, i cili tubon liderët e industrisë për të diskutuar trendet e zhvillimit dhe vizionin e ardhshëm të lëvizjeve botërore të tregut të udhëtimeve dhe mikpritjes.
Mytaher Haskuka kryetar i komunës së Prizrenit dhe Virtyt Gacaferri drejtor i kompanisë Kosovare të turizmit të avanturës Balkan Natural Adventure janë pjesëmarrë dhe kontribues në senacat e këtij forumi që është duke trajtuar në tri tema kyçe: Inovacionin, industritë “trubulluese” (disruptive industries) dhe zhvillimin e talentit.
Përgjatë këtyre temave kryesore në forum janë duke u diskutuar edhe shumë gjëra të tjera duke përfshi edhe ndikimin e terrorizmit në turizëm duke u marrë si shembull sulmi i fundit në Sri Lankë. Gacaferri nga Balkan Natural Adventurë është folës në njërin nga sesionet të quajtur paqa dhe turizmi. Ai do të flasë së bashku me ish zëvendës ministrin e turizmit të Kollumbisë dhe me një ndërmarrëse nga Kambogja.
Pjesëmarrja e kosovarëve është e përkrahur nga fondet e Qeverisë Zviceraine të menagjuara nga organizata Swisscontact, nëprmes projektit PPSE. Ky projekt është duke udhëhequr në zhvillimin e turizmit në Kosovë dhe është një ndër financuesit e produkteve më të mira turistike kosovare siç është Zip Line, Via Ferrata, Kajaking, Parku Avanturave dhe shumë inisiativa të tjera lokale.
Në forum në ditën e parë pjesëmarrës kanë qenë edhe Ministri i Turizmit i Egjiptit, një nga nën presidentët e kompanisë Amadeus, udhëheqësi i bordit të aeroportit të Zyrihut si dhe CEO in Bidroom, konkurencës kryesore te booking.com si dhe ish CEO i Tag Heuer dhe Hubolt.
Një pjesë e forumit ju ka përkushtuar Autoritetit të Zhvillimit të Turizmit të Emiratit Arab Ras Al Kaimah. Ky projekti gjigant është përfaqësuar nga CEO i këtoj projekti Haitham Mattar. Ai tregoi për Zip Line dhe Via Ferratat që janë duke u ndërtuar në këtë rezort. Ai gjithashtu tregoi se rezorti gjatë viteve në vazhdim do të ketë nevojë për 10 mijë puntorë nga tërë bota për të përkrahur operacionin.























