Lansohet Fushata për Ekonomi ‘Lets talk Economy’ në Prishtinë
BKT
Ekonomi

Lansohet Fushata për Ekonomi ‘Lets talk Economy’ në Prishtinë

Bashkimi Evropian sot ka lansuar në Prishtinë Fushatën për Ekonomi ‘Let’s talk economy’. Në zyret e kompanisë Gjirafa, Fushata sot është lansuar me pjesëmarrjen e Ambasadores Nataliya Apostolova dhe me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe njohësve të ekonomisë, ndërmarrësve dhe të rinjve të interesuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Apostolova ka folur në hapjen e Fushatës, fushata e tretë me radhë pas asaj për Arsim dhe asaj për Mjedis organizuar nga BE-ja në Kosovë vitin e kaluar.

“Kjo është fushata e tretë, në të cilën duam që diskutimin ta nxjerrim jashtë kësaj zyre të Gjirafës – një prej kompanive më të suksesshme në Kosovë. Me anë të vizitave tek kompanitë, debateve, garave dhe ndihmës financiare do të mundohemi të vazhdojmë mbështetjen e BE-së në sektorin e ekonomisë në Kosovë, një prej prioriteteve tona” ka treguar mes tjerash në hapje Apostolova.

Vjosa Berisha, Kryesuese e ekipit në Europe House, ka prezantuar videot e Fushatës për Ekonomi ndërsa edhe ka shpallur të hapur garën për ekonomi, ku të rinjtë do të mund të propozojnë idetë e tyre për startups dhe tri idetë më të mira do të shpërblehen.

Mërgim Cahani, themelues i Gjirafa, ka treguar se mbështetja e Bashkimit Evropian nuk ka munguar asnjëherë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe fakti se kjo mbështetje potencohet në çdo rast e bën atë të lumtur si ndërmarrës. Fushata do të zgjasë për shtatë javë ndërsa do të fokusohet në regjione të ndryshme në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi