​​Lekaj: Shumë shpejt do të gjejmë zgjidhje që e shpëton Telekomin
BKT
Ekonomi

​​Lekaj: Shumë shpejt do të gjejmë zgjidhje që e shpëton Telekomin

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në takimin e sotëm të Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor te shtetit, Telekomit.

 “Në takimin e Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor te shtetit, Telekomit.  Si komitet u zotuam që shumë shpejt, bashkë me bordin dhe menaxhmentin do të gjejmë zgjidhje pozitive që e shpëton këtë ndërmarrje por edhe rreth 2500 familje që varën nga të ardhurat e telekomit”, ka shkruar Lekaj në Facebook.


MË SHUME NGA Ekonomi