Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit në transport me Britaninë
BKT
Ekonomi

Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit në transport me Britaninë

Pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertësh, sot në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit në Fushën e Transportit me Britaninë e Madhe.

Nënshkrimi i këtij protokolli ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe krijon mundësinë e qasjes së operatorëve kosovarë rezident në tregun ndërkombëtar të  udhëtarëve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike.


MË SHUME NGA Ekonomi