06:54 / 08.05.2019
E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë
Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës sot organizojnë konferencën “E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë” .
Kjo konferencë do të adresojë temat të cilat ndikojnë në të ardhmen e energjisë së ripëtëritshme dhe zhvillimin e këtij sektori. Gjatë konferencës do të diskutohet për tarifat nxitëse, si një ndër stimujt kryesorë të investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.
Të pranishëm do të jenë zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfaqësues nga Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës si dhe përfaqësues nga institucionet financiare vendore dhe ato ndërkombëtare.























