Posta merr pjesë në Panairin e Pullave Postare që po mbahet në Gjermani
BKT
Ekonomi

Posta merr pjesë në Panairin e Pullave Postare që po mbahet në Gjermani

RTKlive

Posta e Kosovës po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Pullave Postare që është duke u mbajtur në Essen të Gjermanisë.

Ky Panair është ndër më të mëdhenjtë në botë ku përfaqësohen kompanitë postare nga shtete të ndryshme.

Postën e Kosovës në këtë Panair e përfaqësojnë drejtori i Shitjes dhe Marketingut, Bashkim Mustafa, koordinatorja Qamile Haliti dhe asistentja ekzekutive Besa Haziraj.

Pullat postare të Postës së Kosovës edhe kësaj here kanë zgjuar interesim të madh për filatelistë dhe koleksionues ndërkombëtarë si dhe për agjenci filateliste.

Mustafa ka deklaruar se ka kërkesa të shumta për blerje të pullave postare të Postës së Kosovës.

Filatelia e Postës së Kosovës është shpërblyer disa herë për pullat më të bukura në konkurse të ndryshme ndërkombëtare.Image may contain: 3 people, people standing and indoorImage may contain: 1 person, indoorImage may contain: 3 people, people standing, food and indoor


MË SHUME NGA Ekonomi