12:40 / 10.05.2019
Diaspora do të krijojë Fondin Investiv
Hyre Tejeci Murati, Radio Kosova
Përfaqësues të rreth 200 kompanive nga vende të ndryshme në Evropë do të vijnë në Prishtinë, më 24 dhe 25 maj 2019, për Konferencën ekonomike me bizneset nga diaspora.
Unioni i Bizneseve Shqiptaro Gjermane dhe rrjeti i bizneseve shqiptare nga Diaspora do të kontribuojnë në ekonominë e Kosovës. Shumë shpejt do të ndërtohet një Park i Bizneseve nga Diaspora dhe do të krijohet një Fond Investiv.
Për këto dhe të tjera biseduam sot në Programin e Mëngjesit në Radio Kosovë me drejtorin ekzekutiv të Unionit të Bizneseve shqiptaro gjermane për Kosovë dhe vendet e origjinës, z. Bekim Brestovci.























