Mjekët e QKUK-së, do të debatojnë për gjëndrrën tiroide
Në kuadër të debateve të ndryshme për shënimin e 25 majit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sëmundje të Gjëndrës Tiroide, në “Debat n’Shilte”, që organizohet nga Qendra e Gruas Mami, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Psikosociale dhe Mjekësore.
Përgjigjet për këto tema do t’i japin mjekët e QKUK-së, Prof. Ass. Dr. Venera Berisha-Muharremi, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjsë, Ass. Dr. Ilir Kurtishi, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë, Prof. Ass. Dr. Fisnik Kurshumliu, Patolog, Saranda Bujupi Rama, gazetare.
Ngjarja do të mbahet me 22 Maj, prej orës 17:00, në SHFMU “Qamil Batalli” (ish MODEL).
Gjëndra tiroide është organi përgjegjës për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës.
Në dekadën e fundit, incidenca e kancerit të tiroides është rritur në shifra të konsiderueshme në të gjithë botën. Kjo për shkak të shtimit të procedurave diagnostike, duke bërë të mundur diagnostikimin e kancerit me përmasa të vogla në faza të hershme, por dhe si rrjedhojë e shtimit real të numrit të personave të prekur nga ky kancer.























