Mbahet takimi i invelit të lartë të sektorit bankar të Kosovës
Është mbajtur takimi gjysmë-vjetorë i nivelit të lartë në mes të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Në këtë takim u diskutua për çështjet më të rëndësishme të sektorit bankar me theks të veçantë në çështjet që kanë të bëjnë me rritjen e qasjes në financa apo kreditim për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe për rritjen e qasjes në llogari bankare për individë. Në takim u diskutuan edhe objektivat e përbashkëta për të siguruar stabilitet të sektorit bankar përfshirë edhe legjislacionin bankar dhe kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve bankare në Kosovë.
Në takim u konstatua që dialogu konsultativ në mes të gjithë pjesëmarrësve në sektorin financiar është me rëndësi të veçantë për të siguruar që kemi stabilitet financiar, respektim të të drejtave të konsumatorëve financiar si dhe të vazhdojmë të rrisim kontributin për një zhvillim më të madh ekonomik të Kosovës.























