09:36 / 22.05.2019
VIDEO-Ndryshimet klimatike ndikojnë tek bota bimore dhe shtazore
RTKlive
Në emisioni AKTUAL të RTK3, sot është biseduar për Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit Biologjik, ndërsa temë kyçe për vitin 2019 është “Biodiversiteti, ushqimi dhe shëndeti ynë”.
Kjo ditë po shënohet edhe në Kosovë në kampingun “Limth”, në hapësirat e Parkut Kombëtar “Sharri” në një organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë e Arsimit, Universitetit të Prishtinës, Komunës së Dragashit.
Rreth biodiversitetit në Kosovë dhe ndikimin që e ka degradimi i mjedisit në natyrë, në emisionin AKTUAL ka folur botanisti njëherësh profesor në Departamentin e Biologjisë në FSHMN, Fadil Millaku dhe kolegun e tij zoologun dhe profesorin në të njëjtin department FSHMN, Halil Ibrahimin.























