06:41 / 23.05.2019
Diskutohet për zhvillimin e sektorit të prodhimit
Sot mbahet tryeza e radhës e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit.
Paneli do të përfshijë diskutime nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dhe Leonora Kusari nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).























