09:09 / 23.05.2019
Në 2019, KEDS ka paraparë përfundimin e mbi 100 projekteve investive
RTKlive
Rrjeti modern që po instalohet në disa distrikte të Kosovës, do të sjellë siguri dhe furnizim stabil me energji elektrike.
Këtë javë, punime të sukseshme po realizohen në Distriktin e Prishtinës, Ferizajit, Gjakovës dhe Gjilanit. Në distriktin e Mitrovicës, po bëhet kalimi i përçuesve nga shtyllat e vjetra në të reja, prandaj punimet do të zhvillohen të enjten nga ora 10:00 deri në ora 13:00. Dhjetëra lokacione të asaj zone do të kenë shërbime më kualitative të energjisë elektrike.























