07:03 / 25.05.2019
Kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor vizitojnë Kosovën
RTKlive
Sot delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën.
Kjo vizitë e rëndësishme bashkon Kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor bashkë me akterë tjerë të rëndësishëm, me qëllim të diskutimit të ideve konkrete që avancojnë bashkëpunimin rajonal.
Delegacioni do të vizitoj Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i cili ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit.























