VIDEO – Pa bashkëpunim rajonal nuk ka zhvillim të ekonomisë në Ballkan
BKT
Ekonomi

VIDEO – Pa bashkëpunim rajonal nuk ka zhvillim të ekonomisë në Ballkan

Pritet që pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian edhe Këshilli i ardhshëm Evropian të fokusohet, angazhohet më shumë në integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor e dhe Bullgarisë e Greqisë. Me financimin e Bashkimit Evropian mund të bëhet shumë në tepër në integrimin infrastrukturor, në mënyrë që të mundet më lehtë të udhëtohet nga Greqi, Bullgari Rumani dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, tha Siemon Djankov drejtor i hulumtimeve në Bankën Botërore.

Banka Botërore po punon në përmirësimin e infrastrukturës, si në energji, internet e fusha të tjera. Po punohet me partnerët e KE dhe BB për një bashkëpunim më të madh në ekonomi që të kemi infrastrukturë më të mirë në tërë rajonin.

Djankov tha se edhe projekti i “Të bërit biznes” i Bankës Botërore është projekti i rëndësishëm dhe ka një ndikim të madh në ndryshimin e ekonomive te mëdha e të mesme. Kosova, sipas tij ka pas sukses në fushën e të bërit biznes. Por nevojitet infrastrukturë më e mire në tërë rajonin për çka po punohet shumë në BB.

Pa një bashkëpunim më të gjerë rajonal nuk ka zhvillim të ekonomisë të një vendi. Të bashkëpunojnë në mes veti, që të përmirësojmë infrastrukturën. Politikanët duhet ta kuptojnë këtë, dhe të mendojnë si bllok rajonal, vetëm kështu konkurrohet me botën.

Ka ngritje të konfliktit ekonomik në mes Kinës e SHBA-ve dhe kjo po ndikon edhe në ekonomin e evropiane dhe ekonominë globale në parashikimit të ekonomisë globale. Edhe rajoni, shton  Djankov, duhet të jetë gati të shfrytëzojë këto dobësi, por me këto kapacitet që ka Ballkani, pak mund të bëjë në këtë drejtim.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Ekonomi