Reçica: Aftësimi profesional mundësi për zbutjen e papunësisë
Banka Botërore (BB) ka mbajtur konferencën me temën “Punojmë së bashku për të rritur mundësitë e punësimit për të rinjtë në Kosovë”
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica tha se ministria që drejton është e angazhuar që të rinjve dhe grave në Kosovë të u ofrohet punë dhe orientim në karrierë.
“I tërë potenciali ynë është duke u fokusuar në punësimet e të rinjve, për ta zbutur shkallën e lartë të papunësisë në vend që është 30%”.
“Në vazhdën e shumë veprimeve konsiderohet si çelës i zbutjes së papunësisë është aftësimi profesional apo orientimi i karrierës të të rinjve tanë dhe ky tashmë është bërë prioritet i yni”, tha Reçica.
“Organizimet e tilla si sot tregojnë përkushtimin e ministrisë dhe timin që bashkë me partnerët tanë t’i adresojmë sfidat që janë të papunësinë në vend”, tha ai.
Reçica tha se në Kosovë janë duke u bëtë reforma ligjore dhe teknike për të zbutur papunësinë, raporton EO.
“MMPS-ja bashkë me institucionet relevante ka marr iniciativa të një sistem të përbashkët informativ për tregun e punës dhe do jetë më e lehtë vlerësimi i shkathtësive të punëmarrësve”, tha Reçica.
Ai tha se janë shkollat e aftësive profesionale që ofrojnë rreth 30 profesione dhe brenda vitit janë 6 mijë kërkues që të jenë pjesë e tyre që janë prioritet të rinjtë dhe gratë./ EO























