Autostrada buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 706 milionë euro
BKT
Ekonomi

Autostrada buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 706 milionë euro

Pajtim Çuni, Radio Kosova

Sot pritet të lëshohet për qarkullim të plotë, Autostrada Arbën Xhaferi, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Kjo autostradë që konsiderohet si gjigant infrastrukturor është e gjatë 65 kilometra dhe pritet të orfoj shumë Prishtinën me Shkupin.

Punimet e kësaj arterie të rëndësishme infrastrukturore i ka kryer konsorciumi amerikano-turk, Bektell Enka, ndërsa buxhetit të Kosovës i kushtuar 706 milion euro.

Fehmi Mujota i PDK-së e filloi, Lutfi Zharku i LDK-së e vazhdoi, e ministri aktual i infrastrukturës, Pal Lekaj i AAK-së, do e përuroj sot, Autostradën Arbën Xhaferi. Kjo autostradë e gjatë 65 kilometra lidhë Prishtinën me Maqedoninë e Veriut. Punimet e autostradës i ka kryer konsorciumi amerikano-turk, Bektell Enka, ndërsa vlera e këtij projekti gjigant është 706 milion euro. Në këtë shumë është e përfshirë edhe 53 milionëshi, që punëkryerësi i kërkoi për vonesa në kryerjen e pagesave.  Vonesat bënë që edhe punimet mos të përfundohen me kohë, më 31 dhjetor 2018. E për këto vonesa, ditë më parë Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, paralajmëroi gjobë edhe për Bektell Enka.

“Ne do t’ia ndalim Bektellit diku 12-13 milionë. Këtë do ta bëjmë për shkak të vonesave, për shkak të antienav, që i ka pas dhe i ka marrë parat përpara, e ne tash do t’ia zbrisim. Por, nëse e shohim në total, ky është një projekt gjigant”, tha Lekaj.  

Gjoba 53 milionëshe që Kosova u deturua t’ia paguaj punëkryerësit ishte një autogol, thotë për Radio Kosovën, Diana Metushi Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, që ka analizuar kontratën e ndërtimit të Autostradës. Ajo shton se për vonesat në përfundimin e punimeve nuk mund të kërkohen 13 milionë euro.  

Nëse i kthehemi kontratës bazë, dëmshpërblimi për vonesa është i defuinuar si 40 mijë euro në ditë, e 40 mijë euro here 152 ditë vonesa, nëse e kemi prej 31 dhjetorit, i bie 6 milion e 80 mijë euro, e jo 12 milion. Kështu që unë nuk e di se ku është baza mbështetëse, për 12 ose 13 milion, si deklaron ministri”, pohoi  ajo.

Autostrada Arbën Xhaferi, e cila përurohet sot, është e dytë në Kosovë, pas asaj Ibrahim Rugova. Ndërtimi i saj filloi në vitin 2014, kur edhe u tha se do tw kushtoj 600 milion euro.

Për  realizimin e punimeve u angazhuan mbi 9 mijë punëtor e të vacantë e bënë ura e gjatë 5733 metra, që konsiderohet si më e gjata në Ballkan.

Aktualisht, në Kosovë është duke u ndërtuar autostrada që lidhë Prishtinën me pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërkohë shumë shpejtë pritet të filloj edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjint.

 

 

 

 


 


MË SHUME NGA Ekonomi