Kosova vazhdon të ketë çmimin më të ulët të energjisë elektrike
BKT
Ekonomi

Kosova vazhdon të ketë çmimin më të ulët të energjisë elektrike

RTKlive

Eurostat, zyra e statistikave e Bashkimit Evropian, ka publikuar të dhënat e reja statistikore të çmimit të energjisë elektrike, sipas të cilave, Kosova vazhdon të mbajë çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Evropë.

Ndryshe, sipas Eurostat, çmimet e energjisë elektrike në shtetet e Bashkimit Evropian kanë pësuar rritje, krahasuar me vitin 2017. Përkundër, Kosova ka arritur të mbajë çmim të ulët të energjisë elektrike, krahasuar me vendet tjera.

Në listën e shteteve, është vetëm Ukraina ajo që ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike se Kosova.

“Statistikat përfshijnë çmime të energjisë elektrike për konsumatorët e amvisërisë dhe konsumatorët tjerë në Bashkimin Evropian. Lista gjithashtu përfshinë të dhëna mbi çmimet në Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Serbi, Turqi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë”, thuhet në faqen zyrtare të Eurostat.


MË SHUME NGA Ekonomi