Tymi i duhanit në ambiente të mbyllura ka 7000 kimikate, fëmijët në rrezik
Shkallë e theksuar e vdekjeve është vlerësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si pasojë e konsumimit të duhanit.
Por veç tyre, duhani më i dëmshëm po konsiderohet për ata të cilët nuk e konsumojnë por janë të ekspozuar në ajër ku të tjerët tymosin.
Sipas OBSH-së, fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë janë në një rrezik më të lartë të sëmundjes akute të frymëmarrjes.
Analizat rezultojnë në 50 deri në 100% rrezikshmëri më të lartë të duhanit për këta fëmijë që janë të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur si pasojë e duhanit.
Tymi i duhanit është formë e rrezikshme e ndotjes së ajrit në ambiente të mbyllura: përmban më shumë se 7000 kimikate, 69 prej të cilave dihet se shkaktojnë kancerin.
Këto kimikate në tym mund të jenë të padukshme dhe pa erë, mirëpo janë prezente në ajër deri në pesë orë.























