Euro u këmbye me 1.1171 euro për dollarë amerikanë
BKT
Ekonomi

Euro u këmbye me 1.1171 euro për dollarë amerikanë

RTKlive

Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.15 për qind dhe u këmbye me 108.19 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 0.15 për qind, duke shkuar në 97.606 . DXY. Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti ky indeks ka shënuar një rritje prej 1.5 për qind.

Monedha e përbashkët, euro, u këmby me 1.1171 euro për dollarë amerikanë, duke u larguar kështu pak nga niveli më i ulët i javës së kaluar ku u këmbye me 1.1116 euro për dollarë amerikanë.

Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2643 paund për dollarë amerikanë.

Franga zviceriane arriti nivelin avancoi kundrejt euros, ku u këmbye me 1.1157 franga për euro, njëkohësisht edhe niveli i saj më i lartë që prej korrikut të 2017.

Pesoja meksikane rifitoi stabilitetin e saj mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 19.6266 peso për dollarë amerikanë.

Dollari australian u rrit me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6958 dollarë australianë për dollarë amerikanë.

Yuan-i kinez ra me më pak se 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.907 yuan për dollarë amerikanë.


MË SHUME NGA Ekonomi