14:14 / 03.06.2019
Bien aksionet aziatike
RTKlive
Bien aksionet aziatike
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 ishte në nivele të qëndrueshme dhe nuk është se pati shumë luhatje mëngjesin e sotëm.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.9 për qind, duke shkuar në 20,410.88 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 9 shkurtit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.9 për qind, duke shkuar në 1,498.96 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0. 18 për qind, duke shkuar në 26,853.12 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, ra me 0.30 për qind, duke shkuar në 2,890.08 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, ra me 1.28 për qind, duke shkuar në 2,067.85 pikë.























