VIDEO - Kosova shënon javën e dhurimi vullnetar të gjakut
BKT
Shëndetësi

VIDEO - Kosova shënon javën e dhurimi vullnetar të gjakut

Dita Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut shënohet me 14 qershor, Kosova për nder të kësaj dite ka filluar me dhurimin vullnetar nga data 10 qershor deri më 17 qershor.

Bukurie Zhubi, drejtoreshë e Qendres Kombëtare të Tranfuzionit të gjakut në emisionin 'Aktual' në RTK3  tha se Kosova po shënon javën e dhurimit vullnetar të gjakut me aktivitete të shumta për vetdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.

''14 qershori është Dita Botërore e dhurimit vullnetar të gjakut, ekzistojnë shume vende të botës të cilat vazhdojnë edhe e bëjnë tash e sa vite poashtu edhe Kosova duke bërë një manifestim i cili ka ndikim të konsiderueshëm për të bërë promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut dhe për të rritë vetëdijen popullatës për rendësinë e krijimit të sasive të sigurta të gjakut të cilat mund të realizohen vetëm nëpërmjet të dhënies së rregullt të gjakut në mënyrë të vazhdueshme'', tha Zhubi.

Gjithashtu, Zhubi tha se lidhur me këtë organizim kanë gjetur përkrahje edhe institucionet pët yë promovuar dhurimin vullnetar të gjakut.

''Kemi një varg aktivitete të cilat i kemi organizu për hirë të 14 qershorit, fillimisht është java e dhurimit vullnetar të gjakut,  janë përmbi 20 aktivitete të cilat do të organizohen gjatë kësaj jave dhe do të përfshihen shumë institucione të cilat kanë dal si përkrahje për të promovuar dhurimin vullnetar të gjakut. Aktivitetet të cilat i kemi zhvillu gjatë kësaj jave janë edhe mesazhat civilizuese të cilat na kanë mundësuar Telekomi i Kosovës. Një aktivitet tjetër i ndërlidhur me këtë që të gjithë dhuruesit vullnetar në shenjë falenderimi kemi mundësuar edhe sigurimin e fanellave, në të cilën e kemi mbishkrimin ''Bëje dhuratën më të çmueshme dhe dhuro gjak'', tha Zhubi.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Shëndetësi