Ilaçet për epilepsi në shtatzëni lidhen me defekte të lindura tek foshnjat
Efektet anësore të ilaçeve me recetë janë një shqetësim i veçantë gjatë shtatzënisë.
Dy ilaçe të përdorura për të kontrolluar sulmet epileptike – dhe të përshkruara për pacientët me migrenë, dhimbje dhe çrregullime bipolare – lidhen me një rrezik në rritje të ardhjes në jetë të foshnjave me defekte të lindura, tregon hulumtimi i ri.
Gratë që morën acidin valproik ose topiramat në muajt e parë të shtatëzanive të tyre kishin gjasa më të larta të kishin foshnja me defekte të lindura, duke përfshirë spina bifida dhe buzë të çara, sipas një studimi të botuar në Neurology.
Për studimin, hulumtuesit përdorën të dhëna nga sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor francez. Midis 1,886,825 shtatzënive, hulumtuesit kërkuan nënat që përdornin një prej dhjetë barnave anti-epileptike para dhe pas shtatzënisë dhe analizuan 23 defekte të lindjes tek fëmijët e lindur nga këto gra.
Një total 8,794 grave kishin të përshkruar një medikament të vetëm antiepileptik, zbuluan studiuesit.
Gratë që morën acid valproik kishin një rrezik 19 herë më të madh të kishin një fëmijë me spina bifida krahasuar me gratë që nuk kishin marrë një ilaç për epilepsi. Në mesin e 913 grave të përshkruara me acid valproik, gjashtë foshnje (0.66%) kishin spina bifida, krahasuar me 616 bebe (0.03%) të lindura nga gratë që nuk merrnin një ilaç epilepsi. Acidi valproik gjithashtu rriti rrezikun e shtatë defekteve të tjera të lindjes.
Gratë që përdornin topiramat kishin një rrezik shtatë herë më të madh të kishin një fëmijë me buzën e çarë, tregoi studimi. Në mesin e 517 grave që përdornin topiramat, tre foshnje (0.60%) kishin buzë të çara, krahasuar me 1.637 foshnja (0.09%) të lindura nga gratë që nuk merrnin një ilaç të epilepsisë.























