Mehmeti: Kosova ka ruajtur stabilitetin financiar
BKT
Ekonomi

Mehmeti: Kosova ka ruajtur stabilitetin financiar

Në Beçiq (Budvë) të Malit të Zi është mbajtur Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Për sistemin bankar është mbajtur panel ku është diskutuar për "Politikën monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në kushtet e inflacionit të ulët dhe normat e interesit".

Në Panelin e Guvernatorëve, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është përfaqësuar nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, raporton RTKlive.

Guvernatori Mehnmeti, ka deklaruar se trajtimi i krizave financiare është e kushtueshme. "Është mirë që të punohet të parandalohen krizat financiare dhe për këtë duhet të ketë diskutim edhe me bankat komerciale", tha Mehmeti. Sipas tij në Kosovë është rritur mbikëqyrja e bankave.

"Kriza e fundit globale ka ndikuar që të ndryshojnë edhe agjendat. Për Bankën Qendrore të Kosovës sfidë mbetet të kemi stabilitet financiar e bankar", tha ai. Sistemi bankar në Kosovë ka arritje e që sipas Mehmetit ka edhe ulje të interesit të kredive që ndikojnë pozitivisht në hapjen e vendeve të reja të punës.

 "Kreditë jo performuese në Kosovë janë 2.6 % dhe janë më të ulta në rajon e më gjerë. Ka shumë arsyeje që këto kredi janë të ulëta në Kosovë. Sot në Kosovë janë 10 banka komerciale prej tyre 8 me kapital të huaj", tha ai.

Mehmeti bëri me dije se rritja ekonomike e Kosovës do të ketë 4.2 % për këtë vit. Në këtë panel përveç Kosovës kanë marrë pjesë Guvernatorët e Bankave të Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë!.

Në panelin tjetër me temë "Stabiliteti i financave publike dhe rritja ekonomike" i cili do të mbahet një ditë më vonë do të marrë pjesë edhe zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi.

Ndryshe Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor është njëra ndër ngjarjet më të mëdha në rajon ku diskutohen çështjet financiare.


MË SHUME NGA Ekonomi