21:43 / 15.06.2019
Insig, falimentimi u nxjerr telashe qytetarëve
Vozitësit që kanë pasë të siguruara makinat në kompaninë Insig kanë disa telashe.
Këta shoferë nuk munden të kalojnë kufirin e Kosovës, pasi kompania në fjalë ka falimentuar.
Në Byronë Kosovare të Sigurimit konfirmuan telashet me policat vullnetare, por thanë se po bëhet përpjekje që në fillim të muajit korrik ato të blihen nga kompani tjera të sigurimeve në Kosovë, raporton Klan Kosova.























