Lekaj përfaqëson Kosovën në Panairin Aeronautik në Paris
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është duke qëndruar në Paris ku po merr pjesë në Papairin Aerunautik 2019.
“Me ftesë të ministrit të shtetit për Tranzicion Ekologjik dhe Solidaritet, Francois de Rugy dhe ministres për Transport, Elizabeth Borne, jemi pjesë e Panairit Aeronautik 2019, në Paris. Edicioni i këtij viti, i 53-ti me radhë, organizohet nën patronatin e presidentit francez, Emanuel Macron”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
“Kjo ngjarje, më e madhja e këtij lloji në botë, më dha rastin për lobim drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil”.
Ai ka pohuar se me homologë francezë dhe personalitete të tjera, ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit Francë – Kosovë në infrastrukturë.
“Ministrin de Rugy, cili që para 20 viteve e kishte përkrahur Kosovën dhe të drejtën e saj për liri, e ftova për vizitë në Republikën e Kosovës”.
““Air Show Paris” është event që mbledh kompanitë më të mëdha prodhuese të aviacionit”.
























