ATK e përkushtuar ta parandalojë konfliktin e interesit
RTKlive
Administrata Tatimore e Kosovës nga muaji janar i këtij viti e deri më sot, ka ndërmarrë një varg aktivitetesh me qëllim të parandalimit të konfliktit të interesit në administratën tatimore.
Deri më tani janë realizuar disa aktivitete, si ato të grumbullimit të deklaratave nga stafi që pasqyrojnë deklarimet nga tri burimet e mundshme të konfliktit të interesit (Formulari I – përmes së cilit deklarohen familjaret e zyrtarëve që kanë biznese, Formulari II -përmes së cilit deklarohen familjaret e zyrtarëve që ushtrojnë veprimtari të kontabilitetit, si dhe burimi i tret përmes deklarimit të pasurisë, ku pasqyrohen të dhënat nga marrëdhëniet kontraktuale).
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë mbajtur trajnime për udhëheqësit, lidhure me ligjin e ri për parandalimin e konfliktit të interesit, janë zhvilluar mekanizma dhe janë ngritur përgjegjësit për parandalimin e konfliktit të interesit. Ndër të tjera, tek rastet ku ka pasur dyshime lidhur me konflikt interesi, janë zhvilluar hetime ndaj tyre.
Në mënyrë që stafi të jetë sa më i informuar rreth rasteve kur mund të shkaktohet konflikti i interesit, ATK ka punuar edhe në realizimin e materialeve informuese të cilat janë shpërndarja, si dhe janë dhënë këshilla e nevojshme për stafin.
Po ashtu, në mbështetje të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë projekti PECKU II dhe Agjencinë Kundër Korrupsion janë mbajtur punëtori lidhur me nxjerrjen e rregullores për parandalim të konfliktit, e cila rregullore do të shërbeje si modele për institucionet.
ATK fton të gjithë qytetaret se për çdo informacion që kanë për sjellje jo të mira apo mbajtje të librave të kontabilitet në lidhje me stafin e ATK-së t’i denoncojnë përmes linjës pa pagës 0800-80-800.























