Drejtori i ATK-së merr pjesë në sesionin `Klima e Investimeve në Kosovë`
BKT
Ekonomi

Drejtori i ATK-së merr pjesë në sesionin `Klima e Investimeve në Kosovë`

RTKlive

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë kanë mbajtur sesionin informues “ Klima e Investimeve në Kosovës”, ku pjesë e këtij sesioni ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Qëllimi i këtij sesioni ishte që të diskutohet rreth mundësive që kanë të interesuarit për të investuar në Kosovë. Konkretisht, lehtësirat që janë krijuar deri më tani për të bërit biznese në Kosovë.

Gjatë këtij sesioni drejtori i ATK-së ka folur edhe për sistemin tatimor të Kosovës, i cili vlerësohet relativisht i thjeshtë, me norma të ulëta tatimore, me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti atraktiv për investimet e huaja


MË SHUME NGA Ekonomi