Një delegacion amerikan i MCC vizitoi KEDS-in
BKT
Ekonomi

Një delegacion amerikan i MCC vizitoi KEDS-in

RTKlive

Një delegacion amerikan i Korporatës Sfidat e Milienumit (MCC) ka qëndruar të enjtën në ambientet e KEDS`it. Ata janë njoftuar për zhvillimet energjetike sa i përket distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike nga menaxhmenti i kompanisë.

I njëjti delegacion ka vizituar edhe dy qendrat moderne të KEDS'it, të renovuara komplet sivjet: Qendrën Dispeçerike dhe Qendrën e Thirrjeve.
Në Qendrën Dispeçerike delegacioni ka parë së afërmi si po funksionojnë dy elementet thelbësore të digjitalizimit të rrjetit distributiv të energjisë elektrike, Kosovanet dhe SCADA.

Në Qendrën e Thirrjeve delegacioni ka parë së afërmi si po funksionon komunikimi nga distanca me konusmatorë. Delegacioni janë ndarë mjaft të kënaqur me këto zhvillime.


MË SHUME NGA Ekonomi