VIDEO - Nis rehabilitimi i segmenti hekurudhor Fushë Kosovë - Hani i Elezit
Nga sot fillojnë punimet për rehabilitimin e segmenti të parë hekurudhor, Fushë Kosovë - Hani i Elezit. Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e punimeve dhe do të kemi një linjë që do të jetë moderne dhe pritet që do ti plotëson kriteret e BE-së, tha Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv i INFRAKOS-it, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.
Thaçi fillimisht foli për historikun e hekurudhave të Kosovës, ai me këtë rast tha se segmenti i parë hekurudhor nisi të ndërtohet para 145 vetëve, linje kjo që lidhte Shkupin me Mitrovicën.
Në Hekurudhat e Kosovës nuk është investuar për 45 vjet, gjatë këtyre viteve, sipas tij, ato vetëm janë eksplatuar, kjo pamundësojë që hekurudhat tu shërbejnë si duhet qytetarëve. “Kemi arrit që në hekurudhat tona të rrisim shpejtësinë në 70 kilometra në orë, por ende jemi shumë larg nga standardet evropiane.
Thaçi tha se, ndryshimet pas këtyre investime do të jenë të mëdha, do të rritet dukshëm siguria në hekurudha dhe kështu ajo do ti plotësojë standardet evropianë, në mënyrë që të bëhemi pjesë e rrjetit rajonal e evropian.
Projekti do të realizohet në tri segmente, Hani i Elezit – Fushë Kosovë, Fushë Kosovë -Mitrovicë dhe segmenti i tretë, nga Mitrovica deri në Leshak, në kufi me Serbinë.
“Projekti që parasheh renovimin e 150 kilometra të hekurudhës, që përmes Kosovës lidhë Maqedoninë me Serbinë, pritet të përfundojë brenda dy vitesh. Do të ndërtohen e rinovohen shumë ura e tunele dhe pritet që shpejtësia në këtë hekurudhë të arrihet deri në 120 kilometra në orë”, tha pos tjerash Thaçi.
Për më tepër ndiqni videon në vazhdim:























