Ulja e çmimeve Roaming në Ballkanin Perëndimor, hap i rëndësishëm
BKT
Ekonomi

Ulja e çmimeve Roaming në Ballkanin Perëndimor, hap i rëndësishëm

Ulja e çmimeve Roaming në Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal, që ndikon drejtpërdrejt në shpenzimet telefonike të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e mirë të uljes së çmimeve Roaming, të cilat në vitin 2021 pritet të zerohen.

“Mirëmëngjes dhe me këtë hap të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal, që ndikon drejtpërdrejt në shpenzimet telefonike të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal njoftoi se çmimet e Roaming në Ballkanin Perëndimor sapo janë ulur. Çmimet sot janë deri në 8 herë më të ulëta se dje. Selfie-t ishin 3 euro për megabit, sot janë vetëm 20 cent.

Kjo marrëveshje i shërben po ashtu edhe sipërmarrësve, të cilët edhe pse mund të mos kenë aq nevojë sa të rinjtë për të kursyer, por tashmë të bërit biznes do të jetë më lirë.

Ky është vetëm fillimi pasi në 2021 çmimet e Roaming në Ballkanin Perëndimor do të jenë zero.

Po ashtu, nga tani e tutje marrëveshja e re me BE-në që mundëson çmime të ulëta për Roaming në Ballkanin Perëndimor po vjen. /ATSh


MË SHUME NGA Ekonomi