05:54 / 05.07.2019
Mbahet Forumi i Bashkë-Investimeve
RTKlive
Sot do të mbahet ceremonia e hapjes së Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin.
Ceremonia e hapjes së këtij forumi do të organizohet në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, ku nga ora 19:00 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve, kurse nga ora 20:00 do të ketë fjalime përshëndetëse nga: Mytaher Haskuka-Kryetar i Komunës Prizrenit, Lazim Destani-Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, Liza Gashi-Drejtoreshë Ekzekutive në Germin,
Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporë, Republika e Shqipërisë, Nora Hasani-Drejtoreshë Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.























