Vazhdon rritja e aksioneve aziatike
RTKlive
Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë shënoi rritjen e tij të lartë në pesë muajt e fundit.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar në 21,746.38 pikë. Gjatë kësaj jave ky indeks shënoi një rritje prej 2.2 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI300 u rrit me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar në 1,592.58 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.11 për qind, duke shkuar në 28,764.49 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, u rrit me 0.19 për qind, duke shkuar në 3,011.06 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, u rrit me 0.09 për qind, duke shkuar në 2,110.59 pikë.























