13:57 / 05.07.2019
Sigurimi për katastrofat natyrore nevojë e menjëhershme për Kosovën
RTKlive
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku sot është takuar kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj me të cilin në parim janë pajtuar për marrjen e veprimeve të përbashkëta lidhur me avancimin e projektit të UNDP-së lidhur me financimin e zvogëlimit të rrezikut, për çka do të bashkëpunohet edhe me komunat tjera të cilat janë më shumë të ekspozuara ndaj rreziqeve të katastrofave të ndryshme natyrore.
Po ashtu, është diskutuar lidhur me çështjen e ndodhjes së aksidenteve në Komunën e Suharekës, si dhe mundësitë e mbulimit me sigurim CAR (mbulimi i rreziqeve në ndërtim) nga akterët në këtë komunë dhe të tjera.























