17:17 / 08.07.2019
Eksportet gjermane vazhdojnë rritjen
Eksportet gjermane u rritën në muajin maj pavarësisht konfliktit ndërkombëtar tregtar, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave.
“Produkte me vlerë 113,9 miliardë euro u eksportuan gjatë këtij muaj”, sipas zyrës së statistikave.
Këto të dhëna tregonin një rritje me 4,5% në raport me të njëjtin muaj një vit më parë, ndërsa krahasuar me një muaj më parë, eksportet ishin rritur me 1,1%.
Nga muaji janar deri në maj, eksportet arritën 560,1 miliardë euro, ose 2,4% më shumë se sa të njëjtën periudhë një vit më parë, thekson Zyra Federale e Statistikave.























