21:44 / 08.07.2019
OKB: Zona e tregtisë së lirë afrikane, një urë drejt paqes
Zona e tregtisë së lirë e kontinentit afrikan (ZLEC), e shpallur të dielën gjatë samitit të Bashkimit Afrikan (BA) në Niamei, mund të jetë një urë drejt paqes, deklaroi sot Amina Mohammed, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
“ZLEC-i është pjesë përbërëse e asaj që duhet të bëjmë që të fillojmë të ndërtojmë ura për paqen. Sepse duhen gjetur zgjidhje për shumicën e të rinjve, pjesa më e madhe e të cilëve është e varfër dhe e pakualifikuar”, vlerëson Amina Mohammed.
Me 1,2 miliardë persona, ZLEC-i pritet të bëhet tregu më i madh botëror dhe t’i japë një shtysë të fuqishme gjithë ekonomive afrikane, shpresojnë drejtuesit e shteteve të Afrikës./ATSH/























