Rriten kreditë dhe depozitat
BKT
Ekonomi

Rriten kreditë dhe depozitat

RTKlive

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sa i përket zhvillimeve në sektorin bankar, rritja e kredive dhe depozitave ishte e konsiderueshme dhe me diferenca të theksuara ndërmjet vendeve.

"Në TM1 2019, norma mesatare e rritjes së kredive ishte 7.2 përqind (5.6 përqind në TM1 2018). Vendet të cilat shënuan rritje më të lartë kreditimit ishin Kosova dhe Mali i Zi (11.4 përqind përkatësisht 10.2 përqind) ndërsa vendet tjera shënuan rritje më të ulët me përjashtim të Shqipërisë e cila raportoi për rënie të kreditimit prej 0.2 përqind. Depozitat shënuan normë edhe më të lartë të rritjes krahasuar me kreditë. Në TM1 2019, norma mesatare e rritjes së depozitave ishte 7.7 përqind në nivel të rajonit.  Tek depozitat, norma më e lartë e rritjes është shënuar në Serbi me 10.4 përqind, pasuar nga Kosova me 10.1 përqind, Maqedonia me 9.6 përqind, Bosnja e Hercegovina me 8.5 përqind, etj",  thuhet në raportin "Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike", të BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së gjatë TM1 2019, euro është vlerësuar ndaj lirës turke për 29.1 përqind ndërsa është zhvlerësuar ndaj valutave tjera kryesore por edhe ndaj valutave të vendeve të rajonit.

 


MË SHUME NGA Ekonomi