Nafta e shtrenjtë në Shqipëri dëmton biznesin
Draft i ri i cili është shpërndarë për diskutim nga ministrja Belinda Balluku ka shqetësuar edhe biznesin për efektet që mund të sjellë në çmim.
Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thekson se është absurde që qeveria t’i shtojë kostot e naftës konsumatorëve. Konfindustria thekson se çmimi i karburanteve në Shqipëri është më i larti në Evropë dhe kjo dëmton rëndë konkurueshmërinë e bizneseve.
Projektligji i ri për depozitat e karburanteve, i cili pritet të rrisë çmimin e naftës me rreth 2 lekë për litër, është kundërshtuar edhe nga biznesi.
Konfindustria ka kërkuar që drafti i shpërndarë nga ministrja, Belinda Balluku, të rishikohet pasi nuk është e drejtë që paaftësia e qeverisë ti kalojë si një kosto shtesë qytetarëve të thjeshtë dhe biznesit.
Administratori i Konfindustrisë shprehet se çmimi i karburanteve në Shqipëri është ndër më të lartat në botë dhe kjo godet mirëqenien e qytetarëve dhe konkurueshmërinë e bizneseve.
Buxhuku: Shqipëria është vendi që ka çmimin e karburantit nga më të lartët në botë jo vetëm në Europë, që godet në mënyrë të drejtpërdrejtë fuqinë konkuruese të ekonomisë shqiptare, mirëqënien e qytetarëve, bizneset dhe është e palejueshme që të shtohet një taksë tjetër.
Sipas Konfindustrisë, qeveria po abuzon duke kaluar në një parlament jo-funksional projektligje me cilësi shumë të dobët
Shqiptarët shpenzojnë 10.3% të ardhurve vetëm për karburant një nivel ky shumë herë më i lartë se në vendet e Evropës.
Sipas Konfindustrisë për të stabilizuar këtë treg duhet të ngrihet një Ent Rregullator, i cili do të jetë përgjegjës për çmimin dhe cilësinë e produkteve që qarkullojnë në treg.
Dhe së dyti, kërkohet që të ulet me të paktën 50% taksa e qarkullimit të automjeteve, që arrin në 120 milionë euro në vit.























