“Po përmirësohen kushtet për të investuar në Kosovë”
Kosova po ofron çdo ditë e më shumë kushte të volitshme që investitorët nga diasporës të investojnë në Kosovë.
Kështu deklaron drejtori i zyrës së Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane në Kosovë, Bekim Brestovci, ku sipas tij, Kosova e ka edhe një trend të mirë drejtë krijimit të një ure lidhëse me diasporën.
Ai thotë se si Shoqatë e kanë për detyrë që të mbështesin bizneset vendore, por që synim e kanë që bizneset kosovare që veprojnë në Gjermani të investojnë në Kosovë.
Sa i përket klimës së të bërit biznes në vend, Brestovci potencon se Kosova është në rrugë të mirë për t’i kaluar të gjitha pengesat që mërgimtarët kanë hasur me vite për të investuar në Kosovë.
Ai përmend pengesat kryesore që kanë hasur mërgimtarët deri tani për të investuar në vendlindje.
Drejtori i zyrës së Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane në Kosovë, Bekim Brestovci, në një intervistë për KosovaPress flet edhe për mundësinë që bizneset që veprojnë në Kosovë të eksportojnë prodhimet e tyre në Gjermani.
Kujtojmë se Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani ka mbi 500 firma anëtare aktive dhe funksionon tash e 5 vite.























