Shala: Kosova mund të hap 50 mije vende pune në fushën e IT-së
Ministri në largim i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizituar të premten Parkun e Teknologjisë, TechPark Prishtina, ku nga afër është njoftuar për punët që po bëhen për funksionalizmin e tij.
Shala: Kosova mund të hap deri në 50 mije vende pune vetëm në fushën e IT-së brenda 10 viteve të ardhshme
Sipas tij, TechPark Prishtina, do t’u shërbej kompanive inovative të cilat krijojnë produkte të reja dhe ngrisin eksportin e shërbimeve. “Sot Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje te eksportit në IT, por kemi nevojë të investojmë shumë më tepër në zhvillim e shkathtësive të të rinjëve tanë, i cili edhe është fokusi i yni në ministri”, ka thënë ministri në detyrë Shala. Gjatë kësaj vizite, ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se do t’i ndihmojnë kompanitë që të zhvillohen, ta rrisin eksportit si dhe të gjenerojnë punësim dhe zhvillim ekonomik. “Kosova mund të gjenerojë deri në 50,000 vende pune vetëm në fushën e IT-së brenda 10 viteve të ardhshme dhe do të punojmë sa më shumë që ta arrijmë këtë”, tha ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala.























