Punëtorët e Telekomit të Kosovës sot do të hyjnë në grevë
BKT
Ekonomi

Punëtorët e Telekomit të Kosovës sot do të hyjnë në grevë

RTKlive

Drejtuesit e sindikatës së punëtorëve në Telekom, kanë paralajmëruar që sot do të futën në grevë të përgjithshme për parandalimin e lidhjes së kontratës së re me “Z-mobile”, ku edhe do të kërkojnë nga gjykatat e vendit që mos të lejojnë ekzekutimin e vendimit të Arbitarzhit për përmbarim.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj beson që vendimi për 25 milionë euro nuk do të ekzekutohet.

Balaj për RTKlive tha se nga 23 korriku është formuar këshilli i grevave për organizimin dhe grupimin e  punëtorëve që më 29 korrik të fillojë të mbahet greva.


MË SHUME NGA Ekonomi