Naftëtarët s’pajtohen me ministrin Shala për pastrimin e rezervuarëve
Nga dje e tutje kushdo që shet e deponon derivate të naftës, duhet që të pastrojë rezervuarët së paku një herë në tri vjet.
E nëse nuk e bëjnë këtë, kompanitë nuk do të licencohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shefi në detyrë i së cilës, e nxori një udhëzim administrativ për këtë çështje, e kjo nuk u ka pëlqyer Shoqatës së Naftëtarëve në vend.
“Këtë Kuvend e thirra për shkak të vendimit skandaloz të ministrit, askënd në botë nuk pastrohen rezervuaret çdo 3 vjet, minimumi është 10 deri 15 vjet. Një rezervuar kushton 700 euro për ta pastruar”, deklaroi Fadil Berjani – Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.
Se kjo gjë nuk bëhet as në vendet Evropiane tregoi edhe një pronar i një pompe derivatesh.
“Në Slloveni, në bazë të rregullave të BE kontrollohen, jo pastrohen, cdo 10 vjet. Kjo bëhet atëherë kur nuk mbyllet pompa por kontrollohet edhe gjatë punës”, tha Anton Figek, drejtor i Petrol Slovenia.























